Kompletohet kombëtarja, mbërrijnë Xhaka, Sadiku e Agolli

26/05/2016 00:00

Ndërsa ka hyrë në ditën e katërt të përgatitjeve përpara startit të finaleve të Evropianit, skuadra kombëtare është kompletuar me të gjithë futbollistët. Në qendrën e përkohëshme stërvitore në Austri, kanë mbërritur të fundit futbollistë që kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre.

Kështu 2 futbollistët e Basel, Taulant Xhaka dhe Naser Aliji kanë mbërritur si kampionë të Zvicrës, pasi zhvilluan takimin me Grasshopers. Xhaka nuk është aktivizuar në këtë ndeshje, ndërsa Alij është aktivizuar për 90 minuta.

Për 84 muinuta është aktivizuar edhe Burim Kukeli me skuadrën e tij të Zyrih, që edhe pse fitoi 3-1 me Vaduzin e Sadikut, nuk arriti të qëndonte në ligën e parë të Zvicrës. Sadiku ndërkohë nuk është aktivizuar, për arsye kontraktuale të klubit.

Për 90 minuta është aktivizuar edhe Ansi Agolli me skuadrën e tij Qarabag, që ka ngritur edhe trofeun e dytë sezonal, teksa ka mundur 1-0 në kohësh shtesë në finalen e kupës Neftçi.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel