Galatasarai mposht Fenerbahçen dhe fiton Kupën

26/05/2016 00:00

Galatasaray është fituesi i Kupës së Turqisë pasi mundi në finale 1-0 Fenerbahçen.

Ka mjaftuar goli i gjermanit Podolski që skuadra e drejtuar nga Rikerink të fitojë derbin ndaj rivalëve të përjetshëm dhe të ccojë për herë të tretë radhazi titullin e dytë për nga rëndësia në futbollin turk.

Galatasaray është skuadra që e ka fituar më shumë këtë trofe në Turqi, plot 17 herë ndërkohë që Fenerbahçe e ka fituar vetëm 6 herë.

Me këtë sukses Galatasarai ka të drejtën të shkojë në Europa League, por për shkak të dënimit të marrë nga UEFA sezonin e ardhshëm ekipi nga Stambolli nuk do të luajë në Europë.

Top Channel