Baby Landon, sozia e Curry

26/05/2016 00:00

Landon Lee është fëmija më i famshëm i rrjeteve sociale dhe shkak për këtë është ngjashmëria e tij e dukshme me yllin e Golden State Warriors, Stephen Curry.

Nëna e tij, Jessica Benton nuk e dinte kush ishte Stephen Curry dhe e publikoi foton në Instagram vetëm për t’ia prezantuar fëmijën botës duke lëshuar mesazhin: “Nuk dua që njerëzit të turpërojnë djalin tim për shkak të peshës së tij dhe do të bëj gjithçka mundem për ta mbrojtur”.

Sigurisht, zonja Benton nuk mund ta imagjinonte atë që do të ndodhte në rrjetet sociale pasi fotot e vogëlushit që tashmë është mbiquajtur “Stuff Curry” po bëjnë  xhiron e botës.
 
Një situatë kjo që e detyroi Jessica Benton të bëhet një tifoze e Golden State duke e veshur djalin e saj edhe me fanelën e ekipit të NBA për të deklaruar më pas se shpreson që Warriors të fitojë titullin kampion.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA