Euro 2016, Franca përgatit ushtrinë me 90 mijë policë

25/05/2016 00:00

Në prag të Kampionatit Europian në Francë ekziston frika për sigurinë, pasi jo pak herë vendi është kthyer në objektiv të sulmeve terroriste. Më shumë se 2.5 milionë njerëz nga e gjithë bota, pritet të ndjekin 51 ndeshje futbolli nga 24 ekipe kombëtare.

Më shumë se 90 mijë forca policore dhe agjentë privatë do të jenë në krye të detyrës për të garantuar sigurinë gjatë kampionatit të futbollit. Ministri i Brendshëm francez deklaroi se dyert për tifozët dhe turistët janë të hapura, edhe pse situate në vend është shpallur në gjendje të jashtëzakonshme.

“Euro 2016 është një ngjarje e jashtëzakonshme, e cila po zhvillohet në një kontekst të jashtëzakonshëm dhe si rezultat masat e sigurisë do të jenë të jashtëzakonshme”, deklaroi ministri i Brendshëm, Bernard Cazaneuve.

Po ashtu janë krijuar “fan zones” duke iu referuar kështu ambienteve të projektuara për të ndjekur ndeshjet në ekrane të mëdha ku edhe aty nuk do të mungojë prania e forcave të sigurisë.

Kampionati Europian po ashtu po mbahet në një kohë kur në Francë kanë shpërthyer protesta masive kundër miratimit të kodit të ri të punës, duke krijuar një situatë kaosi në vend.

Top Channel