Skandali i Shkodrës, Klosi: Kontroll performancës së qendrave

23/05/2016 00:00

Pas skandalit në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, minsitri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka urdhëruar ngritjen e një task force e cila do të bëjë vlerësimin e 175 qendrave publike dhe jo publike sociale. Ndërkohë që do të testohen të gjithë punonjësit që ofrojnë shërbim.

“Për të 64 njësitë, shtetërore e private, që ofrojnë përkujdesje për fëmijët, brenda një periudhe dyjavore do të ketë kontroll të performancës së tyre, vlerësim të cilësisë dhe aftësisë së personelit. Duhet të kryejnë intervista psiko-analitike me të gjithë fëmijët në këto qendra për të kuptuar çfarë ndodh”, ka deklaruar Klosi.

Ministri Klosi ka premtuar përshpejtim të miratimit të ligjit për fëmijët, mbështetje për ndryshime në Kodin Penal dhe forcim të penalizimin për dhunesit e fëmijëve.

Ky ligj sanksionon mbrojtjen e fëmijëve nga të gjitha format e dhunës dhe neglizhimit, si dhe ndalon punësimin në qendrat e përkujdesit të atyre individeve që kanë të kaluar lidhur me dhunën ndaj fëmijëve, si dhe raportimin e detyrueshëm të incidenteve të dhunës nga të gjithë.

Ndonese ka ngjallur debat për shkak të privatësisë së fëmijëve, në qendrat e rritjes së tyre do të vendosen kamera mbikëqyrëse, duke u kujdesur për të mos u cënuar të drejtat. Task forca e ngritur do të kryesohet nga Inspektoriati i Punës.

Top Channel