Boks, Gjergjaj humb në dy raunde ndaj britanikut Haye

22/05/2016 00:00

“Fitore shpërthyese me nokaut”. Kështu e cilësojnë mediat britanike fitoren e boksierit David Haye përballë shqiptarit Arnold Gjergjaj, mbrëmjen e së shtunës në Londër.

Ish-kampioni i botës David Haye është cilësuar si boksieri i rrezikshëm në peshat e renda. Rivali i tij shqitar nga Kosova, por që përfaqësonte Zvicrën në këtë ndeshje kishte një rekord si i pamposhtur, me 29 ndeshje të fituara dhe asnjë të humbur, por dje Arnold Gjergjaj provoi humbjen e parë.

Raundi i parë i takimit nisi me epërsinë e ish-kampionit të botës, i cili e rrëzoi dy herë kosovarin, ndërsa raundi i dytë nuk përfundoi sepse fitorja e David Haye ishte e shpejtë dhe e qartë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel