Shkodër, marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve

21/05/2016 00:00

Banorë të qytetit të Shkodrës morën pjesë në një marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Nisur nga ngjarjet në shtëpinë e jetimëve, ata i janë përgjigjur thirrjes së disa organizatave, por edhe jetimëve që kanë provuar vetë aktet e dhunës.

Pas ecjes në Pedonalen e qytetit, marshimi është ndalur para shtëpisë së jetimëve në Shkodër.
 
Prokuroria zbuloi se përveç dhunës fizike, në tre raste kishte patur abuzime seksuale me vajza të mitura, për këtë arsye ish-drejtuesja e jetimores dhe katër kujdestare janë arrestuar.

Top Channel