Rusia mbetet pa trajner, dorëhiqet Slutsky

21/05/2016 00:00

Rusia zhgënjeu totalisht në Euro 2016 duke u skualifikuar që në fazën e grupeve, madje me një humbje të “turpshme” 3-0 ndaj Uellsi debutues.

Kjo paraqitje ka detyruar trajnerin Leonid Slutsky të dorëhiqet nga drejtimi i ekipit.

“U kërkoj falje tifozëve për paraqitjen në Europian, federata duhet të kërkojë një trajner të ri për Botërorin 2018”.

Trajneri Slutsky është viktima e parë e Europianit. I vetmi moment pozitiv për Rusinë nëse kështu mund të quhet, është gafa e portierit anglez Hart, i cili lejoi që Rusia të arrinte një barazim në minutat e fundit, ndërsa gjithçka tjetër nga paraqitja e kësaj skuadre në europian është për t’u harruar.

“Nuk kam çfarë të them. E vetmja gjë që mund të bëj është që të kërkoj falje ndaj tifozëve që na kanë mbështetur. Na vjen shumë keq sepse nuk arritëm të plotësonim asnjë pritshmëri duke u larguar me kokën ulur nga europiani. Skuadra zhgënjeu në organizim sepse nuk ka qenë asnjëherë e ekuilibruar”, përfundoi deklaratën e tij Slutsky.

Top Channel