Ibrahimoviç i jep PSG dhe kupën e fundit

21/05/2016 00:00

PSG nuk la asnjë suprizë në ndeshjen e fundit të sezonit, por ngriti trofeun e dytë sezonale, që dukej më shumë si një dhuratë për yllin në ikjes të skuadrës, Zlatan Ibrahimoviç.

Parizeinët ishin dominues ndaj Marseille, në një nga sezonet më të dobëta të dekatës së fundit. Në fakt takimi nisi vrullshëm për PSG që nëmutën e dytë shënoi me Matuidi. Reagimi I Marsejës erdhi pas 10 minutash me yllin e këtij sezoni, Thauvin. Pjesa e parë u mbyll në barazimin 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë në skenë u ngjit Ibra, që fillimisht shënoi me penallti. 10 minuta më vonë Cavani bëri shifrat 1-3 për parizienët. Ibrahimoviç në minutën e 82 shënoi golin e katërt dhe të fundit me fanelën e PSG. Rëzultati final 2-4 u shënua nga Batshuayi.

Ibra I jep lamtumirën Parisit, pasi u bë pjesë e një suksesi 3 vjeçar me 3 kampionate radhazi, 2 Kupa të Francës dhe 3 Kupa të Ligës. 

Suedezi luajti 180 ndeshje me PSG dhe shënoi 156 gola.

Top Channel