Tiranë, 500 m3 inerte pastrohen nga diga e Liqenit

20/05/2016 00:00

Struktura të Bashkisë së Tiranës dhe grupe të shoqërisë civile kanë kryer këtë të premte një aksion në zonën poshtë digës së Liqenit Artificial, të cilën e kanë pastruar nga qindra tonë mbetje inerte.

Nisma është marrë në kuadër të operacionit “Ta pastrojmë Shqipërinë”, në të cilën bëjnë pjesë grupi Green Line Albania dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit.

Gjatë aksionit kanë dhënë ndihmesën e tyre edhe kompani të ndryshme private, si dhe vullnetarë nga shkollat e mesme të kryeqytetit.

Operacioni ka nisur paradite dhe ka vijuar deri pasdite vonë, me qëllim rehabilitimin e zonës dhe në fund janë grumbulluar 500 metra kub mbetje.

Top Channel