Familja Xhaka në Londër

20/05/2016 00:00

E gjithë familja Xhaka zbarkoi këtë të premte në Londër për të qenë pranë një prej djemve futbollistë që po përgatitet të zyrtarizoi kalimin më të bujshëm në karrierën e tij.

Në moshën 23-vjeçare, Granit Xhaka ka arritur tashmë akordin për të luajtur sezonin që vjen me Arsenalin, dhe fluturimi në kryeqendrën britanike u bë për shkak të vizitave mjekësore.

E dorëzuar përballë milionave të ekipit anglez, Borussia Munchengladbach e lejoi mesfushorin e saj që të çojë në një stad tjetër tratativat, ndërsa bashkë me Granitin, ndodhet edhe Taulant Xhaka, futbollisti i kombëtares shqiptare.

Fanela me numër 34 e Arsenalit, e cila aktualisht mbahet nga Francis Coquelin, por do të ndryshojë emër në harkun e pak ditëve.

Futbollisti kosovar ka kërkuar pikërisht këtë numër në negociatat me londinezët, dhe francezi që mban aktualisht këtë fanelë, pranoi ta ndryshojë me ekipin e “Emirates”.

Finalizohen kështu muaj të tërë negociatash mes drejtorit sportiv të Gladbach-ut, Max Eberl, dhe Dik Low që është shefi i negociatave të Arsenalit për transferimet. U thjeshtuan edhe detajetet fundit të pagës dhe kontratës, me Granit Xhakën që do të firmosë për 4 vjet me topçinjtë.

I gjithë akordi që mbetet për t’u zyrtarizuar në harkun e pak ditëve me prezantimin e Xhakës te Arsenal, do t’i kushtojë anglezëve 43 milionë Euro bashkë me bonuset. Pas Europianit 2016 me Zvicrën, Granit Xhaka do t’i bashkohet Arsenalit në miqësoret amerikane në San Hoze dhe Los Anxhelos.

Top Channel