“Driblimi” i Neymar

20/05/2016 00:00

Neymar arrin të hyjë në territorin britanik edhe pse nuk e kishte me vete pasaportën. Sulmuesi i Barcelonës u pa në aeroportin e Luton ku rezultoi se ai e kishte harruar pasaportën e tij.

E megjithatë punonjësit e zyrës së emigracionit e lejuan atë të kalonte më tej pas 15 minutash pyetjesh dhe verifikimesh.

Sipas një dëshmitari, autoritetet mbetën të befasuar nga prania e brazilianit pasi nuk ndodh çdo ditë që në këtë aeroport të shfaqet një prej futbollistëve më të mirë në botë. Ai shtoi se Neymar u deklaroi atyre se i duhej të shkonte në një takim të rëndësishëm.

Mësohet se Neymar u tregoi autoriteteve një sërë dokumentesh identifikimi, por ajo që i bindi punonjësit e zyrës së emiogracionit ishte karta e tij rezidenciale në Spanjë.

Pasi kaloi këtë aventurë, Neymar shkoi në departamentin e veshjeve “Selfridge” për promovimin e markës së pantallonave jeans “Replay” pasi është edhe imazhi i saj.

Top Channel