Google ka bërë publik pajisjen e tyre më të re të kontrolluar me zë, robotin i cili mund të vendosë muzikë, të fikë e ndezë dritat apo edhe të porosisë një taksi.

“Google Home” i kombinuar me altorpalant dhe mikrofon është disenjuar për t’u vendosur kudo në dhomë dhe t’u reagojë komandave të pronarit të saj, nga përgjigjia e pyetjeve tek kontrolli i motit. 

Pajisja përdor ndihmën e intelegjencës artificiale të Google, apo siç njihet ndryshe Google Assistant.

Ajo mund të përdoret për të caktuar takime, të krijosh një listë, apo edhe të dërgosh mesazhe, thjesht duke i folur aparaturës. 

FOTO GALERI
1/4

Top Channel