Sevilla fiton Europa League. Coke, heroi i triumfit të 3-të radhazi

18/05/2016 00:00

Sevilla ka konfirmuar përsëri diktatin e saj në Europa League, duke fituar trofeun për herën e 5 në po aq finale të zhvilluara, të tretin radhazi, si askush më përpara. Skuadra spanjolle e ka bërë këtë me një fitore spektakolare me përmbysje ndaj Liverpool 3-1.

Një pjesë e dytë e shkëlqyer e skuadrës spanjolle e cila edhe pse ishte në disavantazh arriti të shënojë 3 herë në portën e Liverpool.  

Gameiro dhe kapiteni Coke ishin autorët e triumfit të Sevillas në Bazel ndërkohë që arkitekti i kësaj skuadre Unay Emeri qëndron edhe këtë vit në fronin e mbretit.

Finalet vazhdojnë të mbeten një tabu për gjermanin Jurgen Klopp, i cili pas dështimit në Champions me Dortmundin në vitin 2013, humbet këtë vit mundësinë më të mirë të ngrejë një trofe europian edhe me Liverpolin.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel