Manchester United e mbyll kampionatin në vendin e pestë pas fitores 3-1 ndaj Bournemouth, neshje që ishte paraparë të luhej të dielën, por që u shty pas alarmit fals për bombë në “Old Trafford”.
Të martën në mbrëmje, njeriu i ndeshjes, Wayne Rooney i dhuroi epërsinë United me golin e tij të 100 në kampionat në “Old Trafford”, duke finalizuar një aksion të bukur të “djajve”.
Marcus Rashford dyfishoi epërsinë 15 minuta nga fundi, ndërsa Ashley Young realizoi në minutën e 87 golin e tretë për Manchester United, para se shoku i skuadrës, Chris Smalling, të shënonte në portën e gabuar për rezultatin përfundimtar 3-1.
Ky rezultat bën që United të sigurojë fazën e grupeve të Europa League e cila starton në shtator. Të shtunën, “djajtë” do të luajnë finalen e Kupës FA ndaj Crystal Palace.
Top Channel