Ligji i ri, arsimi profesional fiton autonominë

17/05/2016 00:00

Në fushën e arsimit, Qeveria u ka dhënë përparësi shkollave profesionale, që me ligjin e ri do të shndërrohen në njësi autonome.

“Me ligjin e ri të Arsimit dhe Formimit Profesional, shkollat do t’I kthejmë një njësi autonome, që me të ardhurat e tyre të kenë mundësi të japin pagesa shtesë, mësuesve. Me anë të këtij ligji, ne kemi qëllimin që këto shkolla t’i kthejmë në qendra multifunksionale. Së bashku me dhënien e mësimit, të kenë mundësi të japin dhe kurse të tjera aftësimi, të krijojë mundësinë qe të prodhojë, edhe vetë me të ardhurat e mbledhura të financojë për stafin dhe vetë shkollën”, deklaroi nga Fieri ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi.

Synimi i Qeverisë është që ligji i ri të miratohet në Parlament brenda muajit maj.

Ndërkohë, ministri Klosi ndodhej në Fier në kuadër të binjakëzimit të shkollave profesionale bujqësore të Fierit dhe Lushnjes me shkollat italiane dhe prezantoi edhe investimin prej 5 milionë eurosh që do të marrin këto shkolla profesionale nga “Cooperazione Italiane”.

Top Channel