Për herë të parë një kopësht për fëmijët autikë

16/05/2016 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte këtë të hënë në kopshtin Numër 39 për të inspektuar nga afër rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese, që ka bërë bashkia me ndihmën e investitorëve privatë që iu përgjigjen thirrjes “Adopto një kopësht”.

“Për herë të parë kemi një kopsht ku fëmijët me aftësi ndryshe ose me sindromën doën apo autikë trajtohen nga njerëz të specializuar”, tha Veliaj.

Për Veliajn investimi në institucione të tilla nënkupton gjithashtu edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e vlerës në tërësi të zonës.

“Me investimin e një kopshti të mirë, e një lagjeje që ka infrastrukturë të mirë apo të një rruge kryesore, që është arterie kryesore e Tiranës, të gjitha shtëpitë dhe pallatet rrotull do të marrin një vlerë më të lartë në treg, falë investimit që çdo banor ka derdhur djersën e vet dhe kursimet e tij për familjen dhe shtëpinë”, thotë kreu i Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj përsëriti edhe njëherë premtimin për rikonstruksionin e 23 kopshteve të Tiranës brenda një viti.

Top Channel