Veliaj e Nikolla: Parku Olimpik, një standard i ri arkitekturor

14/05/2016 00:00

Tirana do të ketë dy pole elitare për zhvillimin e ndeshjeve profesionale, ku krahas Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” do të jetë dhe Parku Olimpik.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla dhe deputeti socialist Pandeli majko kanë inspektuar punimet për ndërtimin e këtij parku, i cili është në fund të fazës së parë të tij.

“1350 vetë do të shijojnë pallatin e sportit, një ambient fantastik, i cili kur të inaugurohet në shtator do të mirëpresë të gjitha aktivitetet që sot zhvillohen në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Mandej, në hapësirën e pallatit të sportit do të fillojmë një projekt tjetër për arenën e lojërave me dorë, të basketbollit, të volejbollit të Tiranës. Besoj se Tirana do të ketë dy pole, një pol elitar këtu në Parkun Olimpik dhe një arenë profesioniste për të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen në qytetit e Tiranës, atje ku sot është pallati i sportit”, theksoi Veliaj.

Faza e dytë e këtij ndrtimi do të përfshijë fushat e futbollit, tenisit, bashketbollit në natyrë dhe pastaj pishinat e mbyllura olimpike.  Gjithashtu, kryebashkiaku njoftoi se Parku Olimpik do të kalojë nën administrimin e Bashkisë së Tiranës.

Top Channel