Ultimatum bashkive, ISHMP: Deri në qershor afat për vend-depozitimet

14/05/2016 00:00

61 bashkitë e vendit kanë afat deri në muajin qershor për të marrë masat për menaxhimin e mbetjeve urbane. Pas qershorit, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit thotë se do të ndëshkojë çdo kryetar bashkie që nuk respekton ligjin për të depozituar mbetjet në landfille

Më problematike gjendja paraqitet në bashki që i shkarkojnë mbeturinat në lumenj. Top Channel publikoi se fundi rasitn e bashkisë Berat

“Vend-depozitimi i vjetër ka dalë jashë funksionit. Është bërë një marrëveshje e ndarë në dy pjesë, si ajo e Beratit, e Urës Vajgurore, Poliçanit e Çorovodës që mund të bëjnë një vend-depozitim të përbashkët, e miratuar kjo dhe nga ministria e Mjedisit”, tha Ergys Agasi, kreu i ISHMP-së.

Inspektoriati kërkoi përmirësimin e situatës në vend-depozitimet ekzistuese, masa urgjente nga bashkitë apo operatorët privatë për mirëmbajtjen e depozitimeve. Gjoba për rastet kur do të konstatohet shkelje është nga 5 në 10 mln lekë, gjoba që do t’u adresohen personalisht kryetarëve të bashkive dhe jo institucioneve.   

Top Channel