Ndeshja me Flamurtarin, ballshiotët ngritën shtyllat

14/05/2016 00:00

Ndeshja mes Bylisit dhe Flamurtarit ishte padyshim më e rëndësishmja e kësaj jave të Kategorisë Superiore, ndaj dhe vëmendja ishte më e madhe.

Dhe kur shumë syresh janë të fokusuar mund të kapen detaje që me sy të lirë edhe mund të të shpëtojnë.

Në filimin e ndeshjes, portieri i vlonjatëve, Ilion Lika kishte sinjalizuar se shtyllat e portës ishin më të larta dhe për këtë u kërkua nga delegatët e ndeshjes që të bënin verifikimet përkatëse.

Dhe portieri i vlonjatëve kishte të drejtë, shtyllat ishin më të larta. Punonjësit e fushës më pas bënë centrimin e portës në parametra, pra në lartësinë 2.44m.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur rreth viteve ’90, kur në një ndeshje ndërkombëtare të ekipit U21 u zbulua që pika e penalltisë ishte më afër dhe traversa më e lartë se 2.44m.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel