Video/ Pamje tronditëse! Po luanin me çakmak pranë fuçive të naftës, dy të rinjtë filmohen kur hidhen në erë
Imazhet satelitore tregojnë se Kina vazhdon të ndërtojë me shpejtësi baza ushtarake në ishujt e Detit të Kinës Jugore, duke shtuar ndjeshëm praninë ushtarake në këtë zonë mjaft të tensionuar.
Sipas Pentagonit, gjatë dy viteve të fundit, Kina ka shtuar me 3200 akra sipërfaqen e ishujve që kontrollon në det, pa llogaritur praninë ushtarake që shtohet dita-ditës.
Në këta ishuj artificialë, Kina ka ndërtuar baza ushtarake, porte dhe aeroporte, duke treguar fare qartë qëllimin e saj për të militarizuar zonën dhe sigurisht duke i dërguar mesazh vendeve që kanë pretendime territoriale se me çfarë do të përballen nëse guxojnë më shumë sesa protestat diplomatike.
SHBA pretendon se sipas ligjit ndërkombëtar, këta ishuj artificialë nuk i japin Kinës të drejta shtesë territoriale apo detare, por përmirësojnë ndjeshëm praninë fizike të kombit komunist në këto zona në planin afatagjatë.
Duket se ky është qëllimi i Kinës, pasi ligjet në letër, në rast se SHBA dhe kritikët e saj kanë të drejtë, zor se kanë fuqi më të madhe sesa ushtria në terren.
Zonat e debatit në detin e Kinës Jugore pretendohen nga disa vende në rajon dhe ato akuzojnë Kinën se po pushton territore që nuk i takojnë. SHBA është vendosur në krah të këtyre vendeve me programe të qarta për të pakësuar ndikimin e Kinës në zonë, por deri tani pa ndonjë efeket të madh, pasi Pekini vazhdon i pashqetësuar atë që cilëson zhvillimin të territorreve të tij.
Top Channel