Pas 40 vitesh në Kongresin amerikan, Nancy Pelosi njofton dorëheqjen në fund të mandatit
Rreth 60 ushtarë belgë kanë treguar shenja të një radikalizimi fetar dhe për këtë arsye po mbahen nën mbikëqyrje nga shërbimet ushtarake.
Lajmin e bën të ditur gazeta “Libre Belgique”, që citon një korrespondencën e shkruar mes ministrit të Mbrojtjes, Steven Vendeput dhe një deputeti.
“Shërbimet sekrete ushtarake, SGRS, po mbikëqyrin rreth 60 anëtarë të ushtrisë belge që paraqesin sjellje të dyshimtë”, thuhet në letrën e ministrit.
Sipas të njëjtit burim, bëhet fjalë për 55 ushtarë dhe 5 nënoficerë të identifikuar si “myslimanë të radikalizuar”.
Belgjika konsiderohet si një nga vatrat e terrorizmit islamik në Europë, kryesisht në disa lagje të Brukselit ku ka dendësi banorësh nga vendet arabe dhe Lindja e Mesme.
Në fillim të vitit kryeqyteti belg u trondit nga një seri sulmesh terroriste ndaj aeroportit Zaventem dhe stacioneve të metrove, që morën disa jetë njerëzish.
Ndërsa lagjia Molenbeek ishte kthyer në strehën e terroristit të shumëkërkuar Abdeslam, përgjegjës për sulmet e nëntorit në Paris ku humbën jetën 130 persona.
Top Channel