Tajfuni i fuqishëm “mbërthen” Vietnamin, autoritetet nën alarm, në Filipine të paktën 114 viktima
“Solar Impulse 2” përfundoi një tjetër etapë të udhëtimit të tij përreth botës, me zbritjen në Aeroportin ndërkombetar të Tulsas në Oklahoma, pas një fluturimi 18-orësh nga Phoenix i Arizonës.
Drejtimin e avionit diellor, dy pilotët Bertrand Piccard dhe Andre Borschberg e marrin me radhë. Përmes udhëtimit të nisur marsin e 2015-s, ata po përpiqen të grumbullojnë sa më shumë mbështetje për teknologjitë e energjisë së pastër.
“SI 2” është i pari avion diellor në gjendje të fluturojë ditën dhe natën, pa përdorur asnjë pikë karburanti. Ai u arrit të ndërtohej pas një studimi të kujdesshëm 12-vjeçar. Gjatë ndalesave, ekipi i “Solar Impuls”-it organizon takime dhe vizita për të promovuar mesazhin e këtij misioni dhe për të theksuar zgjidhjet teknike ndaj ndryshimeve klimatike.
Piloti kryesor, Piccard pati kryer në 1999-n një tjetër fluturim pa ndalesa, me balonë rreth botës.
Top Channel