Rosberg rrëzon Ferrarin në fluturim

13/05/2016 15:54

Zgjati shumë pak “fluturimi” i Ferrarit në pistën Montmelo të Barcelonës, pasi Nico Rosberg dhe Merceses i rikthyen shumë me këmbë në tokë. Në sesionin e dytë të provave të lira, lideri i kampionatit botëror vendosi kohën më të shpejtë të ditës, 1.23.922, duke zbritur në pistë me gomat e buta.

Nuk zbriti nga vendi i dytë Raikkonen, që ishte vetëm 2 të dhjetat më i ngadaltë se Rosberg dhe la pas Hamilton dhe Vettel. Gjermani i Ferrarit ishte pothuaj 1 sekondë e gjysmë më i ngadaltë. Në radhë pas Vettel ishin Sainz (Toro Rosso), Ricciardo (Red Bull), Alonso (McLaren) dhe Verstappen.

Ndërkohë Kvyat që garonte për herë të parë në këtë sezon me Toro Rosso e mbylli këtë sesion në vendin e 15.

Top Channel