Rama: Mjekët, paga sipas punës

13/05/2016 00:00

Qytetarët që do t’i drejtohen QSUT-së për një konsultë më të specializuar tashmë do e vendosin vetë ditën dhe orën e takimit me mjekun specialist për sëmundjet e brendshme dhe kirurgjikale, duke shmangur radhët në sportele.

Në QSUT është ndërtuar qendra e konsultave, e cila u inaugurua nga kryeministri Edi Rama.

“Pasi mbaron punë me dokumentacionin e paraqitur, sistemi është online në të gjitha dhomat për të planifikuar vizitën, bën edhe pagesën, tarifën, në zbatim të sistemit të referimit dhe akomodohet pacienti, me një tabletë ku shikon disponibilitetin e dhomave të konsultës”, është shprehur Ogerta Manastirliu, drejtoresha e QSUT.

Në takimin që pati me mjekë dhe shefa shërbimesh, Rama theksoi se mjeku nuk duhet të ketë page fikse.

“Ne duhet të kaloljmë tek shpërblimi i mejkëve sipas volumit të punë dhe jko rroga fiks.e ne duhet të fusim volumin e punëas dhe të drejtën e mjekëve për të marrë sipas volumit të punës. Nuk mund të vazhdojmë me tavanet fikse”, tha kryeministri.

Në QSUT janë investuar rreth 10 milionë lekë të vjetra në ditë tha ministri Beqaj.

“Që kur kemi filluar po të marrësh katër boshtet e investimit, kemi investuar 10 milionë lekë të vjetra në ditë”, tha ministri Ilir Beqaj.

Ndërkohë kryeministri tha që mjeket duhen motivuar që në orët e jashtë orarit të mund të shërbejnë privatisht duke përdorur kapacitetin e spitalit shtetëror dhe paisjet e tij.

Top Channel