Goditja e fundit për madrilenët, Florentino Pérez “braktis” Realin në El Clásico, Barcelona gati për festë Do të jetë Oklahoma City Thunder skuadra që do të përballet me Golden State Warriors në finalen e Konferencës së Perëndimit në kampionatin e NBA. Oklahoma fitoi ndeshjen e gjashtë me San Antonio Spurs 113-99, duke e mbyllur serinë e sfidave me teksanët 4-2. Spurs-ave nuk i mjaftoi përjetimi i një sezoni të rregullt fantastik, të cilin e mbyllën me 67 fitore.
San Antonio Spurs në këtë ndeshje u përball me dyshen Durant-Westbrook, të cilët shënuan respektivisht 37 dhe 28 pikë. Kjo është hera e 34 për këta lojtarë që shënojnë mbi 25 pikë secili në ndeshje “playoff”-i, duke kaluar dyshen mitike Bryant-O’Neal me 33.
Ndeshja u duk që në fillim që do të shkonte për Oklahomën. Dy periodat e para u mbyllën në favor të kësaj skuadre me rezultatin 55-31. Në periodën e tretë diferenca u thellua akoma më shumë, duke shkuar deri në 39 pikë.
Top Channel