Ja cila skuadër shiti më shumë fanella

13/05/2016 00:00

Barcelona vazhdon të dominojë edhe jashtë fushe. Të dhënat e prezantuara nga firma e marketingut “Euroamericas”, tregojnë se Barça ka shituar më së shumti fanella në mbarë botën për sezonin 2015-2016.

Katalanasit kanë shitur, deri në prill të këtij viti, 3 milionë e 637 mijë fanella, mbi 400 mijë më shumë se Bayern Munich që janë të dytët.

Vendi i tretë është për Chelsean, që pavarësisht një sezoni të dobët, ia kanë dalë të tejkalojnë edhe Manchester United. “Blutë” kanë shitur mbi 3 milionë e 100 mijë fanella.

United mbyll “Top 5”-shen, ndërsa në dhjetë skuadrat që kanë shitur më së shumti fanella janë edhe Arsenali, Real Madrid, Juventus, Milan, PSG dhe Atletico.

FOTO GALERI
2/10
Bayern Munich - 3,312,000

Top Channel