Bashkia e Vlorës, e para me plan lokal për mbrojtjen e fëmijëve

13/05/2016 00:00

Bashkia e Vlorës është bashkia e parë në vend që nënshkruan planin lokal të Mbrojtjes së Fëmijëve.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi kërkoi që bashkitë e reja, si njësi më të mëdha administrative duhet të ngrenë me shpejtësi njësitë e mbrojtjes së fëmijëve.

“Bashkitë e reja duhet, si njësi më të mëdha administrative dhe me kompetenca të gjera, duhet të ngrenë me shpejtësi njësitë e mbrojtjes së fëmijëve, strukturat e plota me psikologë dhe sociologë, për t’iu përgjigjur nevojës emergjente për trajtimin dhe këshillimin e fëmijëve. Për të ndjekur hap pas hapi, çdo rast të fëmijëve në situatë rrugë, të dhunuar në familje apo mjedise të tjera”, tha z. Klosi.

I pranishëm në aktivitet, ambasadori i OSBE Florian Rouning tha se ësthë e rëndësishme reagimi i shpejtë. Ndërsa zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea shprehu angazhimin e plotë të policisë për t’iu përgjigjur çdo rasti të dyshimtë dhe të raportuar të një fëmije të dhunuar, të abuzuar apo fëmijë në situatë rruge.

Top Channel