Avellino në gjurmët e Migjen Bashës

13/05/2016 00:00

Edhe pse Como ka rënë në Lega Pro dhe huazimi i tij përfundon në verë, Migjen Basha nuk do të kthehet te Luzerna.

Sipas mediave italiane, mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka filluar bisedimet me klube të ndryshme në Serinë B dhe nuk është çudi që të firmosë me një prej tyre për sezonin e ardhshëm.

Emri i parë që ka dalë në skenë është Avellino, një klub që zakonisht qëndron në mesin e tabelës në Serinë B, por ka si synim fazën “play-off” në sezonin e ardhshëm.

Top Channel