Pikturat e grabitura ne Itali sekuestrohen në Ukrainë, vlera e tyre 16 mln euro

12/05/2016 00:00

Pikturat që arrinin vlerën e më shumë se 16 milionë eurove, të vjedhura një vit më parë në muzeun “Castelvecchio” të Veronës, u sekuestruan nga policia ukrainase.

Kievi ka marrë në duar 17 piktura, përfshirë këtu veprat e Peter Paul Rubens dhe Tintoreto. Tani autoritetet ukrainase kanë ftuar ekspertët italianë për t’i bërë një ekspertizë veprave, dhe më pas t’i kthejnë ato sërish në Verona. Pamjet e publikuara nga zyra e presidentit Poroshenko tregojnë rojet kufitare të cilët kanë në duar pikturat e mbuluara me qese plastike.

“Të gjithë mund ta besojnë se kostoja totale e këtyre materialeve arrijnë në 16 milionë euro. Pikturat u gjetën rreth 1.5 km nga kufiri me Moldavinë”, tha Poroshenko.

Veprat ishin vjedhur më 19 nëntor nga hajdutë profesioniste, të cilët kishin vepruar menjëherë pasi stafi i muzeut ishte larguar. Grabitja ngjalli debat të fortë në Itali për mungesën e sigurisë në muze dhe në pikat turistike qendrore të vendit.

Top Channel