Maqedoni, mbahet konferenca “AdventureNext Balkans”

12/05/2016 00:00

Po mbahet në Ohër konferenca me temë “AdventureNext Balkans” (Aventura e Radhës – Ballkani”. Ballkani përfaqësohet për herë të parë nga një shqiptare dhe ajo është Blerina Ago nga Federata Shqiptare e Raftingut. Gjatë fjalës së saj në konferencë ajo tha se “bashkëpunimi ndërballkanik është i domosdoshëm për rritjen ekonomike”.

“Turizmi është potenciali më i madh i të gjitha vendeve për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme, në respekt të mbrojtjes së natyrës dhe trashëgimisë”, u shpreh Ago.

Albanian Adventure Resort prezantohet si projekti më inovativ dhe në frymën e ideve që ia vlen të përhapet në rajon.

“AdventureNext Balkans” mblodhi mbi 300 delegatë përfaqësues të Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, Europës Juglindore, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadori i Zvicrës në Maqedoni, organizata, gazetarë dhe turoperatorë ndërkombëtarë, mbi 150 ofrues shërbimesh dhe produktesh turistike si dhe përfaqësues të niveleve të larta të fushës së turizmit të Europës Juglindore.

Presidenti i Adventure Travel Trade Association, Shannon Stoëell tha se shkëmbimet, lidhja me njëri-tjetrin dhe bashkimi na mban të sigurt dhe mundëson rritje më të madhe ekonomike për Ballkanin nëpërmjet zhvillimit të tij si një destinacion i vetëm dhe i madh turistik.

Top Channel