Pallatet tek Liqeni, tërhiqet trupa gjykuese

11/05/2016 09:55

Gjykata Administrative e Apelit është tërhequr nga vendimi për të gjykuar çështjen e pallateve te Diga e Liqenit me treshen aktuale të gjyqtarëve. Ndryshimi i trupës gjyqësore u bë shkak edhe për një protestë para gjykatës të organizuar nga bashkia e Tiranës.

Trupa gjykuese është tërhequr dhe më 13 maj, të premten do të bëhet shqyrtimi i dy kërkesave, njëra nga IKMT kundër firmës së ndërtimit, dhe tjetra e firmës së ndërtimit kundër IKMT-së, që kërkon lejimin e punimeve për këtë pallat.

 “Sapo na erdhi lajmi i mirë, është shtyrë edhe gjyqi tjetër. Kjo ishte fitorja jonë, kjo ishte fitorja juaj, kjo ishte fitorja e qytetarëve që nuk mund të kenë paratë, muskujt dhe mbiemrat e këtyre por që kanë të drejtën me vetë. Shtyrja e gjyqeve sot provoi që ne që dje kishim të drejtë, që anulimi i kërkesës sonë dje ishte i gabuar. Pra kur gjykata do gjykata mundet dhe kur gjykatës i hapen sytë nga presioni i popullit, gjykatat e njohin si jepet drejtësi”, është shprehur kryebashkiaku Veliaj para protestuesve.

Por ai shtoi se dy vendimet e sotme të Gjykatës janë vetëm një fitore e vogël, pasi ai theksoi e rëndësishme është fitorja e madhe, ajo që ka të bëje me shpalljen të pavlefshme të lejes së ndërtimit të këtij pallati.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA