Miss BumBum “tradhton” Messin

11/05/2016 00:00

Miss BumBum ka thënë se asnjëherë nuk i ka dërgaur foto seksti yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Suzy Cortez njoftoi se ishte bllokuar nga Messi dhe gruaja e tij, Antonella Roccuzzo, në rrjete sociale pasi i dërgonte foto “të nxehta” lojtarit në Instagram.

“Mendoj se Messi është lojtari më i mirë në botë, por nuk është tipi im. Ai është pak i shkurtër dhe asnjëherë nuk i kam dërguar ndonjë gjë, as atij, as ndonjë lojtari tjetër”, ka shkruar ajo.

Megjithatë, ajo ka treguar se cilin lojtar preferon nga skuadra e Barcelonës dhe Shakira mund të bëhet xheloze.

“Nëse do të mund të zgjidhja, -por nëse do të ishte beqar-, një lojtar të Barcelonës të cilin e dua dhe që është tipi im është Gerard Pique”, tha ajo.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel