Griezmann refuzon të shkojë te Chelsea

10/05/2016 00:00

Në Premier League ka shpërthyer beteja mes klubeve më të rëndësishme për shërbimin e Antoine Griezmann. Sipas ‘The Telegraph’ sulmuesi francez i Atletico Madrid është vënë në shënjestrën e Chelsea, Manchester United e Manchester City, por ata që janë më aktivët në këtë pikë janë pikërisht Blutë e Londrës.

Megjithatë duket se të gjithëdo të mbeten thatë, pasi Griezmann është i vendosur të refuzojë të gjitha ofertat angleze në drejtim për të qëndruar në kryeqytetin spanjoll. Ndërkaq vetë klubi madrilen po mendon që të rrisë klauzolën e zgjidhjes së kontratës së tij nga 80 në 100 milionë Euro

Mësohet se ai që ka ndikuar në këtë qëndrim të Grizman është trajneri Diego Pablo Simeone me argjentinasin që dëshiron të jetë në krye të ‘Los Colchoneros’ deri në përurimin e stadiumit të ri që do të ndodhë verën e ardhshme.

Top Channel