Golem, rruga ende e hapur dhe pa sinjalistikë

10/05/2016 00:00

Për ekspertin Gëzim Hoxha është e patolerushme që një njollë e zezë si ajo të vijojë të lihet e hapur edhe 3 ditë pas aksidentit tragjik.

“Po lagim rrugët tona me gjak me shkelje banale. Ka vite që e shohim, e pamë e tani me hatanë e madhe që i bëri asaj familje. Çuditrëisht përsëri njerëzit janë indiferent dhe nuk e mbuyllin atë. Ndoshta gjysëm ore pas aksidentit, duhet ta kishte bllokuar atë”, thotë Gëzim Hoxha, ekspert i sigurisë rrugore.

Hoxha e quan një çudi të madhe edhe pretendimin se hapja e rrugës është bërë pas një vendimi gjyqësor.

“Do ta quaja çudinë e shekullit nëse një vendim gjykate merr kompetencat e kodit rrugor. Kodi rrugor e ndalon rreptësisht ndërprerjen e rrugëve. Kjo nuk është shkruar kot, është shkruar pikërisht për këtë punë, se sjell pasoja për jetën e njerëzve. Në rastin kionkret kishim një autoveturë, po nesër mund të kemi një autobus”, vijon Hoxha.

Në lidhje me aksidentin tragjik të pasdites së të shtunës, Top-Chanel kërkoi informacion pranë ministrisë së Trasporteve si dhe Autoritetit Rrugor, por përfaqësues të këtyrë institucioneve u shprehën se deri në përfundim të hetimeve që kanë nisur kryesisht, nuk do të ketë asnjë prononcim.

Top Channel