Durrës, pa adresë, 100 mijë persona

10/05/2016 00:00

Qarku i Durrësit rezulton një nga më problematikët sa i përket regjistrit të banesave. Gjatë një takimi me autoritetet lokale mbi projektin e popullimit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se vetëm në këtë qark janë rreth 100 mijë qytetarë që rezultojnë pa një adresë banimi.

“Shqipëria është si një magazinë pa inventar. Në Qarkun e Durrësit janë mbi 100 mijë shtetas që nuk kanë adresë të deklaruar. 100 mijë qytetarë që shteti nuk i di se ku banojnë. Të regjistrojmë të gjithë qytetarët, të bëjmë popullimin e regjistrave”, tha Tahiri.

Projekti i popullimit synon shkrirjen e regjistrave të gjëndjes civile me atë të banesave duke krijuar një sistem të vetëm që do të mundosjë ofrimin e shërbimeve në një kohë më të shpejtë për qytetarët.

Top Channel