Investigimi i “Fiks Fare”, punonjësit fusin në thertore bagëti të ngordhur

09/05/2016 00:00

“Fiks Fare” ka zbuluar dje një skandal që po ndodh në një thertore të lagjes Institut në Kamëz. Punonjësit e thertores fusin në orët e para të mëngjesit bagëti të ngordhur.

“Fiks Fare” tregoi me pamje sesi një viç, jo i gjallë, por i ngordhur tërhiqet zvarrë me litarë nga kamioni me të cilin ishte transportuar deri në Institutin e Kamzës dhe futet në ambientet e thertores.

Kafsha duket që nuk ka shenja jete dhe futet në ambientet e thertores. Ndërkohë që ligji nr 87/2012 “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre” në nenin nr. 7 përcaktohet qartë se therja e kafshës nuk kryhet deri sa kjo të lejohet nga veterineri zyrtar. Thertorja në të cilën u fut viçi, merret me therjen e bagëtive.

Ajo është e licencuar dhe në të punojnë edhe minorenë. Këtë e pohon vetë pronari i thertores. Ai gjithashtu pranon se veterineri, që duhet të jetë prezent para therjes së bagëtive, vjen me vonesë në thertore. Të vetmin kontroll që bën është kontrolli i të brendshmeve të bagëtive. Gjithashtu vulos edhe mishin e therur. Kjo është një thertore që kryen shumë therje, madje në ditë festash arrijnë që të theren deri në 500 krerë bagëti të imta në ditë.

Pronari tregon se ajo është ndërtuar mbi kolektorin e ujërave të zeza. Në kanalin e ujërave të zeza punonjësit e thertores hedhin të gjitha mbeturinat e kafshëve të therura, të cilat më pas përfundojnë në lumin e Tiranës. Askush nuk u kërkon llogari për ndotjen që Ambasadori Lu: Qeveria të reflektojë mbi rekomandimet e Totozanit Të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit: Administrata e shurdhët, as reagon, as bashkëpunon shkaktojnë.

Me kamera e “Fiks Fare” ka ndjekur punën në disa dyqane mishi, ku në kundërshtim me ligjin, theren bagëtitë para dyqaneve ose brenda tyre. Tregtarët e këtyre dyqaneve kanë treguar se “ata tregtojnë mishin në mënyrë të pakontrolluar nga ana e veterinerit. Sipas tregtarëve të mishit, bagëtitë janë të pastra dhe nuk kanë nevojë për kontrollin mjekësorë.

Një tjetër pamje gjen në rrugën “Josif Pashko” në Tiranë. Tregtarët në mes të rrugës therin bagëtitë, që më pas i tregtojnë, po në mes të rrugës. Mish që theret në rrugë dhe shitet i pakontrolluar gjen dhe në rrugë të tjera të kryeqytetit dhe të Institutit në Kamëz. Askush nuk i ndalon. Therja bëhet në orët e para të mëngjesit, për t’i shpëtuar kontrollit të inspektorëve të AKU-së.

Ndërkohë që neni 4 i ligjit “Për përcaktimin e rregullave për therjen e kafshëve dhe tregtimin e mishit të tyre”, pika 2 përcakton qartë se është e ndaluar rreptësisht therja e kafshëve në sheshe, rrugë kombëtare apo lokale, si dhe në çdo ambient të hapur për publikun.

Ky ligj sqaron qartë se mjediset në të cilat ushtrohet aktiviteti i therjes së kafshëve, duhet të garantojnë përmbushjen e kërkesave për respektimin e kushteve higjienike, mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të njeriut, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Ligji parashikon edhe gjoba të rënda për kundërvajtësit, pavarësisht se sa i takon çështjes së sigurisë ushqimore në vendin tonë, mbetet ende shumë për t’u bërë.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA