Totti, 600 ndeshje me Romën

08/05/2016 00:00

Lufta për një vend që të çon direkt në fazën e grupeve të Champions League vazhdon në Itali, pasi Roma mposhti 3-0 Chievon për të marrë përkohësisht vendin e dytë në klasifikim.

Radja Nainggolan, Antonio Rudiger dhe Miralem Pjanic i siguruan një tre pikësh të ri skuadrës së Luciano Spalletit, të cilët tashmë presin sfidën ndërmjet Torinos dhe Napolit.

Momenti më kulminant i ndeshjes ishte kur Francesco Totti u fut në lojë për të zëvendësuar egjiptianin Mohamed Salah dhe për të zbritur në fushë për të 600 herë me fanellën e Romës.

Roma tani do të kërkojë të mbyllë kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme kur udhëton në Milano për të sfiduar kuqezinjtë e Brocchit në “San Siro”.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel