Nishani, ceremoni për shenjtërimin e Nënë Terezës

08/05/2016 19:00

Presidenti Bujari Nishani organizoi pasditën e së dielës një ceremoni për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës. Para të pranishmëve, Nishani deklaroi se Nënë Tereza është një model që u shndërrua në një vlerë universale.

“Çdo shoqëri mund të frymëzohej nga Nënë Tereza. Ajo është një shembull, model, histori unike dhe një sintezë shpirtërore e popullit tonë”, u shpreh Presidenti Nishani.

Duke folur për shenjtërimin e Gonxhe Bojaxhiut, Nishani tha se është një ngjarje e madhe për Shqipërinë dhe se shqiptarët marrin vendin e merituar në trashigiminë shpirtërore të botës.

“Shënjtërimi i Nënë Terezës është ngjarje e madhe për historinë tonë, për kishën dhe mbarë njerëzimin. Tashmë shqiptarët marrin vendin e merituar në trashëgiminë shpirtërore të botës”, tha Nishani.

Top Channel