Khan, i pari kryebashkiak mysliman i Londrës dhe mik i shqiptarëve

07/05/2016 00:00

Londra, ky megaqytet perëndimor nga sot e tutje do të ketë për kryetar bashkie laburistin Sadiq Kahn, i cili ka ka marrë 57 për qind të votave të londinezëve, duke siguruar një diferencë prej 14 për qind ndaj rivalit të tij konservator.

Kahn është një ndër 8 fëmijët e një shoferi autobusësh emigrant nga Paksitani. Ai është i besimit mysliman, duke e shndërruar kështu Londrën si kryeqytetin më të madh perëndimor të besimit të krishterë që do të qeveriset nga një kryebashkiak mysliman.

Sadiq Kahn i është dashur të ushtrohet në boks për t’u mbrojtur nga sulmet raciste në moshë të re dhe arriti të bëhet avokat për të drejtat e njeriut e ministër në qeveritë laburiste.

Edhe pse është sulmuar gjatë fushatës si i lidhur me ekstremistët, ai konsiderohet një mysliman mjaft libral, duke mbështetur edhe martesat gay. Madje edhe fushatën e tij elektorale ai e nisi nga një pub anglez.

Sadiq Kahn me postin e ri të kryebashkiakut të Londrës është prakitikisht politikani që ka mandatin më të madh personal për çdo funksion politik në Britani.

Londra, si një qytet me një popullisi të përbërë nga komunitete të ndryshme etnike e fetare, por edhe falë tolerancës së mirënjohur dhe mungesës së aplikimit të stereotipeve raciste, duket se nuk e ka problem pasjen e një kryebashkaiku mysliman, siç tregon pjesëmarrja në masën 45.6 për qind, më e madhja e regjistruar historikisht në Londër.

Mendohet se shqiptarët e Britanisë kanë votuar masivisht për kandidatin laburist i cili njihet gjerësisht si mik i tyre, jo vetëm përmes pjesëmarrjes në aktivitete të ndryshme të komunitetit shqiptar, por edhe deklaratave pro tyre, të cilëve u ka vlerësuar përpjekjet për t’u integruar në shoqërinë britanike.

Kahn, i cili ka qenë privatisht për vizitë në Sarandë me familijen e tij, ka deklaruar se ndër vizitat e tij të para do të jetë Shqipëria, për eksplorimin e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Londrës, ku shqiptarët e Britanisë shpresojnë për vendosjen e një linje direkte ajore “low cost”, mes dy kryeqyteteve.

Top Channel