Japoni-Rusi, Abe optimist për kontestin e ishujve

07/05/2016 10:50

Kryeministri japonez Shinzo Abe ka përshëndetur një hap pozitiv të arritur sipas tij në debatin territorial me Rusinë, pas një bisede telefonike të zhvilluar me presidentin rus Vladimir Putin.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme japoneze për agjencinë e lajmeve “AFP”.

“Kryeministri deklaroi se sot ai mund të ndihej i çliruar sa i takon negociatave me Rusinë, të cilat kishin hyrë në ngërç”, deklaroi Yasuhisa Kawamura.

Marrëdhëniet mes Tokios dhe Moskës ishin paralizuar për shkak të një kontesti që daton që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur trupat sovietike pushtuan 4 ishujt jugorë të Paqësorit, të njohura si Territoret Veriore në Japoni.

Tensionet e vazhdueshme mes  Japonisë dhe Rusisë kishin bërë të pamundur që dy vendet të nënshkruanin një traktat paqeje për t’i dhënë zyrtarisht fund armiqësive që nga lufta, duke penguar për rrjedhojë edhe lidhjet tregtare e investimet.

Kryeministri Abe, në një vizitë të rrallë të zhvilluar në Rusi me rastin e samitit G7, u takua për bisedime me Putin në rezidencën e tij në resortin e Detit të Zi në Soçi, me bisedimet që u fokusuan pikërisht tek ky kontekst.

“Kryeministri tha gjithashtu se edhe zoti Putin ndau të njëjtat ndjenja. Dy liderët ranë dakord që vetë ata të angazhohen në këto negociata”, ka shtuar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme japoneze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA