Hummels mund të rinovojë me Dortmund

07/05/2016 00:00

E ardhmja e Matts Hummels mund të ndryshojë në mënyrë drastike. Mbrojtësi i përfaqësueses gjermane që ditët e fundit kishte deklaruar se dëshironte kalimin te Bayern Munchen, duket se ka ndryshuar mendje dhe po mendon për nisjen e bisedimeve me Borussia Dortmund për rinovimin e kontratës.

Sipas asaj që publikohet te ‘Kicker’, arsyeja që Hummels vendosi të ndryshojë planet e tij ishte sjellja e tifozëve, të cilës pasi mësuan për transferimin e mundshëm të futbollistit te bavarezët, nuk ngurruan t’i kundërvihen, duke e cilësuar edhe tradhëtar.

Gjithnjë sipas ‘Kicker’, Borussia Dortmund është gati t’i ofrojë qendërmbrojtësit një kontratë të re që skadon në verën e vitit 2021.

Top Channel