Vlorë, gjenden dhe asgjësohen mbi 1900 rrënjë kanabis
06/05/2016 20:30
Agjentë të policisë së Vlorës kanë asgjësuar pasditen e sotme 9 parcela me rreth 1970 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatin Lapardha, në vendit e quajtur Pylli Millona.
Sipas burimeve, në mesin e pemëve dhe shkurreve të zonës pyjore u konstatuan 9 parcela të hapura posaçërisht për mbjelljen e kanabisit.
Rreth 1170 rrënjë ishin të mbjella në tokë, ndërsa 800 të tjera në kubikë të ndara nëpër arka plastike, me lartësinë që arrinte deri në 15 cm.
Asgjësimi i tyre u bë me djegie, saktësojnë më tej burimet, të cilat shtojnë se policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Top Channel