Rritet rreziku kardiak, çdo vit shtohen 7 mijë pacientë

06/05/2016 00:00

Pacientët me insuficiencë kardiake apo mosfunksionim normal të zemres po shtohen ndjeshëm në Shqipëri për shkak të jetës sedentare, mos trajtimit të tensionit të lartë, apo sëmundjeve të tjera, të cilat dëmtojnë zemrën.

Specialistët thonë se shtohen çdo vit 7000 raste të reja, ndërkohë që theksojnë se kjo sëmudnje po haset shpesh edhe tek të rinjtë, ndonëse më parë njihej si sëmundja e 65-vjeçarëve.

“Insuficenca është mosfunksionimi i punës së zemrës që ka si funksion kryesor shpërndarjen e gjakut. Çdo ëmundje që dëmton muskujt e zemrës çon në mënyrë të pashmangshme në insuficencë kardiake”, thotë mjeku kardiolog, Bernard Shehu.

Sipas specialistëve, insuficienca kardiake nëse lihet e patrajtuar çon në humbjen e jetës së pacientit brenda 5 viteve. Përmiresimi i stilit të jetës sugjerohet nga mjekët kardiologë.

“Rënia në peshë, lënia e duhanit, ulja e shifrave të tensionit alterial, lëvizjet fizike të gjitha arrijnë në përmirësimin e cilësisë së jetës që të mos arrihet insuficencë kardiake”, shton kardiologu Leonidha Pepo.

Për të moshuarit, mjekët kërkojnë që të ndjekin në mënyrë korrekte kurat që u jepen për trajtimin e tensionit, apo sëmundjeve të tjera të cilat ndikojnë në mbingarkesën e punës së zemrës. Madje edhe një grip nuk duhet lënë pa u trajtuar pasi përkeqëson situatën.

Top Channel