
Gjykata e Lezhës, pas 5 vitesh gjyqe dhe 25 seancash, më në fund e dha vendimin ndaj një grupi komisionerësh në fshatin Dajç të cilët u akuzuan se manipuluan zgjedhjet vendore në vitin 2011.
Sipas Gjykatës, kryetari, nënkryetari dhe sekretari i qendrës së votimit numër 0697 në Dajç të Lezhës, dënuan me nga 1 vit e tre muaj burg dhe me heqjen e së drejtës për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore.
Ndërsa disa komisionerë të votimeve në qendrën 0700 në fshatin Kotërr u dënuan nga 6 muaj deri në një vit burg gjithashtu edhe me nga 100 mijë lekë gjobë.
Komisionerët u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikim pasi lejuan hedhjen në kuti të votave të personave, të cilët sipas sistemit TIMS asokohe rezultonin jashtë Shqipërisë.
Pas zgjedhjeve të vitit 2011 ish-kandidati socialist bëri padi për manipulime dhe paraqiti fakte të cilat pas 5 vitesh u gjetën të vërteta nga ana e gjykatës.
Top Channel