Gjykata e Korçës ka shqiptuar pasditen e kësaj të premte dënimet për grupin e shpërndarësve të drogës tek zona e ish-konviktit të qytetit.
Togat e zeza kanë dhënë në total 53 vjet e 2 muaj për 10 anëtarët e grupit, i cili është procesuar me gjykim të shkurtuar, duke përfituar uljen me një të tretat të dënimit.
Bledion Liçe, 6 vjet burg
Saimir Liçe, 6 vjet burg
Elton Koçoli, 7 vjet e 4 muaj burg
Gentian Koçoli, 6 vjet burg
Marius Koçoli, 5 vjet burg
Marjus Lako, 5.4 vjet
Erald Zejnuni, 5.4 vjet
Marjo Tepexhiku, 4.8 vjet
Dorian Sako, 4.8 vjet
Ronaldo Kovaçi, 2.4 vjet
Këta persona në aktivitetin e tyre kriminal orientonin blerësit e lëndës narkotike që ta konsumonin brenda ambienteve të ish-konviktit, me qëllim moszbulimin e tyre nga ana e autoriteteve shtetërore.
Top Channel