Fushata e Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale “Unë Zgjedh Arsimin Profesional” është ndalur në Shkodër.
Aktivitetit iu bashkua edhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi, e cila e cilëson arsimin profesional si kërkesë e tregut të sotëm të punës. “Bizneset duan njerëz të kualifikuar. Biznesi do të punësojë, por jo gjithmonë ka të kualifikuar. Shkodra ka një traditë të mirë të arsimit profesional, unë dua të kërkoj një marrëveshje të mundshme mes qëverisë dhe bashkisë për shkollat profesionale”, tha znj. Ademi. Ajo htoi se bashkia ua mundëson nxënësve që praktikat t’i bëjnë në institucione lokale.
Ministri Blendi Klosi nga ana e tij tha se diplomat e arsimit profesional do të njihen shumë shpejt edhe në tregun europian të punës. “Është arsimi profesional që është i pranuar edhe nga tregu europian i punës. Arsimin profesional duam ta bëjmë temë të ditës, sepse realisht duam që njerëzit ta kuptojnë se me arsim profesional merr një zanat, të ofron punë, një pagë shumë herë më të mirë, ka gjithashtu mundësi për vijimin e universitetit dhe aftësimin e mëtejshëm. Do t’i japim shkollës profesionale, emrin e shkollës më të mirë në rajon”, tha z. Klosi.
Top Channel