Aksident në aksin Tiranë-Durrës, bllokohet trafiku

06/05/2016 11:10

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Tiranë-Durrës ku janë përfshirë dy makina.

Sipas dëshmitarëve që na dërguan pamjet nëpërmjet rubrikës “Ti Raporton”, shkak i aksidentit ka qenë mjeti tip Ford që duke mos respektuar distancën e sigurisë ka goditur nga pas një tjetër mjet tip Mercedes Benz.

Nga aksidenti raportohen vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

Në autostradë janë krijuar radhë të gjata trafiku deri në momentin që në vendngjarje janë paraqitur forcat e Policise Rrugore dhe kanë menaxhuar situatën.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel