Milan, vëmendja tek Pellegrini

05/05/2016 00:00

Manuel Pellegrini vihet në shënjestrën e Milanit. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “La Gazzetta Dello Sport” sipas së cilës, klubi kuqezi do të tentojë të sjellë në Milano trajnerin kilian i cili në fund të sezonit do të largohet nga Manchester City për t’ia lënë vendin Pep Guardiolës.

Aktualisht në stolin e Milanit është Cristian Brocchi. Por drejtuesit e klubit italian mund ta largojnë menjëherë në rast se ai dështon në sfidën me Juventusin në finalen e Kupës së Italisë.

Ndërkaq, për Milanin ka edhe të tjera lajme nga merkatoja që kanë të bëjnë me Zlatan Ibrahimovic që është në përfundim të kontratës me PSG.

Agjenti i futbollistit, Mino Raiola, në një intervistë për revistën “GQ” nuk e përjashtoi mundësinë e kthimit të sulmuesit suedez në kampionatin italian pikërisht te kuqezinjtë.

Top Channel