Ja si e presin gazetarët trajnerin kampion Ranieri

05/05/2016 00:00

Claudio Ranieri ka takuar për herë të parë gazetarët si trajner kampion i Anglisë dhe këta të fundit i kanë rezervuar një pritje shumë të veçantë.

Në momentin që trajneri italian ka hyrë në sallën e konferencave, ata kanë filluar të duartrokasin.

Ranieri është shprehur shumë i lumtur, ndërsa nuk kanë munguar as batuat. Pasi i ka falënderuar të gjithë, ai takoi një nga një të gjithë gazetarët.

Nuk mund të mungonte shampanja dhe një dolli për përrallën e Leicester.

Top Channel